Specialja publikon emrat e viktimave në rastin Thaçi dhe të tjerët
Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte e krime ndaj njerëzimit. Ndaj tyre aktakuza qe dorëzuar më 30 shtator 2022.
Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.