Spektakël në ‘Anfield’, Real Madridi shokon Liverpulin, shënon pesë gola për të nënshtruar plotësisht vendasit!

Spektakël në ‘Anfield’, Real Madridi shokon Liverpulin, shënon pesë gola për të nënshtruar plotësisht vendasit!

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të madhe në stadiumin ‘Anfield’ në 1/8 e finales në UEFA Champions League, pasi mposhti 2 me 5 ekipin e Liverpoolit.

Ana e Jurgen Klopp e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në minutat 4’të dhe 14’të shënoi dy gola me anë të: Darwin Nunez dhe Momo Salah, shkruan Lajmi.net

Megjithatë mbretërit spanjoll përkundër presionit të vazhdueshëm nga tifozët vendas, barazuan rezultatin në minutat, 21’të dhe 36’të me anë të Vinicius Junior.

Pjesa e dytë i takoi krejtësisht skaudrës së Carlo Ancelottit, ku shënoi edhe tre gola tjerë për ta vulosur këtë ndeshje me rezultatin e thellë dhe historik 2 me 5.

Golat i shënuan: Eder Militao (47’të), Karim Benzema (55’të dhe 67’të).

Ndeshja e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ zhvillohet më 15 mars nga ora 21:00./Lajmi.net

CATEGORIES
Share This