Statovci thotë se nuk do e mbështes Asociacion me kompetenca ekzekutive

Kryetarja e partisë “Guxo” në Prishtinë thotë se Asociacioni me kompetenca ekzekutive nuk mund të pranohet nga qeveria.

“Është tejet e qartë që nuk mbështet Asociacion me kompetenca ekzekutive, gjithashtu jemi të qartë edhe me idenë se çfarëdo segmentimi, qoftë edhe shoqëror sidomos në baza etnike bie në kundërshtim mbi bazën e frymës që është i ndërtuar shteti i Kosovës e kjo mbi të cilën qëndron Kushtetuta e Kosovës. Ne e dimë që në frymën e kushtetutës tonë kemi etiketimin dhe qëndrojmë mbi normën e një shteti multietnik dhe çfarëdo ndarje mbi baza etnike është në kundërshtim me këtë dhe gjithashtu kemi edhe raste të ndryshme ku nganjëherë krijimi i strukturave paralele, ekzekutive jo domosdoshmërisht ka shkuar në linjë me forcimin e të drejtave te pakicave”, nënvizon Statovci për KP.

Statovci mbron edhe punën e lideres së partisë që i përket, njëherit ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se kritikat ndaj saj nuk kanë bazë.

Ajo thekson se ka përmirësim të dukshëm në politikën e jashtme dhe kjo vihet re vetëm me vizitat e shpeshat të liderëve ndërkombëtarë në Kosovë.

CATEGORIES
Share This