Sulmohet me gurë kryebashkiaku i Stambollit
Autobusi i kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, u sulmua me gurë gjatë një mitingu fushate që ai po mbante në bastionin konservator të Erzurumit, përpara zgjedhjeve të 14 majit.
Imamoglu, i cili po bën fushatë në emër të liderit të opozitës laike Kemal Kilicdaroglu, e cilësoi incidentin një provokim dhe kërkoi shpjegim nga zyrtarët lokalë. Ky episode u interpretua si shenjë e tensioneve të mëdha që po rrethojnë zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të së dielës së ardhshme. Nëse Kilicdaroglu fiton, kryebashkiakut mjaft popullor të Stambollit i është premtuar pozicioni i zëvendëspresidentit.
Erzurum mitinginde eline gelen taşla düşen Türk bayrağını yerde bırakmadı https://t.co/2psh3DM3zF pic.twitter.com/mX4NCQYGPd
— Halk TV (@halktvcomtr) May 8, 2023