Tahiri thotë që Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigja e KFOR-it, andaj edhe nuk po i ngutet që ta publikoj

Tahiri thotë që Serbisë nuk i ka pëlqyer përgjigja e KFOR-it, andaj edhe nuk po i ngutet që ta publikoj

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka shkruar lidhur me kërkesën e Serbisë për të vendosur 1 mijë trupa në Kosovë dhe përgjigjen që KFOR-i ka konfirmuar dje se ia ka dhënë Serbisë por pa treguar detaje.

Tahiri ka thënë se Serbisë s’i ka pëlqyer përgjigja që ka marrë nga KFOR-i, sepse po të ishte ndryshe, sipas Tahirit, Serbia do të ngutej për ta publikuar.

“Serbise nuk i ka pelqyer pergjigja e KFOR-it! perndryshe do te ngutej ta bej publike”, ka shkruar Tahiri.

CATEGORIES
Share This