Të paktën 66 të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur – pamje të frikshme të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Nepal

Të paktën 66 të vdekur dhe shumë të tjerë të zhdukur – pamje të frikshme të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në Nepal

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme kanë vrarë të paktën 66 njerëz në Nepal dhe 69 të tjerë janë të zhdukur, thanë zyrtarët të shtunën.

Reshjet e shiut kanë rënë që nga mbrëmja e së premtes dhe pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Rishiram Tiwari u tha gazetarëve se 66 persona raportohen të vdekur në të gjithë vendin, nga të cilët 34 ishin në kryeqytetin, Katmandu.

Gjashtëdhjetë njerëz të tjerë u lënduan dhe 3,010 u shpëtuan në të gjithë vendin Himalayan, shtoi ai.

Ai theksoi se të gjitha divizionet e forcave të sigurisë në vend, përfshirë ushtrinë, janë urdhëruar të ndihmojnë në përpjekjet e shpëtimit.

Qeveria kishte lëshuar paralajmërime për përmbytje në të gjithë vendin duke paralajmëruar për reshje masive./Telegrafi

CATEGORIES
Share This