Trupat ukrainase kanë arritur me sukses të ndërpresin një tentim ofensive të ushtrisë ruse në qytetin Marinka.
Këtë sukses ata e dokumentuan edhe përmes një video, ku shihen mjetet e blinduara ruse të shkatërruara, transmeton Telegrafi.
Trupat ruse kishin tentuar të sulmojnë pozicionet e brigadës së 79-të të ushtrisë ukrainase, por e kishin pësuar keq, transmeton Telegrafi.
Konvoji prej katër njësish me mjete të rënda luftarake që përbëheshin nga tanke dhe sisteme artilerike, janë sulmuar krejt befasisht gjatë natës nga ukrainasit.
Parashutistët e Kievit kanë njoftuar se rusët kishin tentuar që gjatë natës t’i befasojnë, por inteligjenca ishte informuar me kohë dhe lëvizjet e tyre janë përcjellë.
Një mjet i blinduar rus BMP-2 ka shkelur në minën anti-tank, ku si pasojë nuk ka mundur më të vazhdojë rrugëtimin.
E kur një tjetër BMP iu afrua për të evakuuar ushtarët, është goditur me predhën anti-tank Javelin./Telegrafi