Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, autostrada çahet në dysh dhe “përpin” makinat

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, autostrada çahet në dysh dhe “përpin” makinat

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm ka shkaktuar jo vetëm një bilanc tragjik në të vdekur, por edhe dëme të jashtëzakonshme në ndërtesa e infrastrukturë.

Autostrada Tarsus-Adana-Gaziantep është çarë në dysh, duke “gëlltitur” dhjetëra automjete që ndodheshin aty.

Sipas informacioneve të marra, trupi i autostradës është dëmtuar për shkak të tërmetit midis kryqëzimit perëndimor Osmaniye-Gaziantep të autostradës TAG.

Deri më tani mbi 1200 të vdekur dhe 6200 të plagosur raportohen në Turqi e Siri nga tërmeti më i fortë në këto 100 vite.

CATEGORIES
Share This