Thaçi thotë se nuk do të ketë marrëvshje për Zajdenicën, loja është kush mbetet fajtor!

Thaçi thotë se nuk do të ketë marrëvshje për Zajdenicën, loja është kush mbetet fajtor!

Analisti Jusuf Thaçi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe nuk do të arrihet.

Ai ka thënë se pala shqiptare dhe serbe, së bashku me ndërkombëtarët, “po e luajnë lojën” dhe se nuk ka mundësi që të arrihet një marrëveshje ku të dyja palët do të ishin të kënaqura.

“Nuk mund të arrihet marrëveshje për Zajednicën – loja është kush mbetet fajtor. Ndërkombëtarët po e luajnë lojën, ata e dinë që Zajednica nuk është për serbët”, tha ai.

“Kjo është recetë e garantuar për dështim. Nuk mund të dërgosh një dokument për palën kosovare në Serbi e pastaj ta kthesh e ta bësh ligj në Kosovë”, shtoi ai.

CATEGORIES
Share This