Trump zotohet të shkojë në Mars nëse zgjidhet president, i drejtohet Musk-ut: “Elon, nxirri ato anije raketore”

Trump zotohet të shkojë në Mars nëse zgjidhet president, i drejtohet Musk-ut: “Elon, nxirri ato anije raketore”

Donald Trump është zotuar se do të shkojë në Mars nëse zgjidhet president në nëntor.

Bëhet e ditur se kandidati republikan u është drejtuar turmave në Karolinën e Veriut për rreth një orë, ku edhe e bëri komentin e fundit.

“Ne duam të arrijmë Marsin deri në fund të mandatit tim”, tha Trump, shkruan skynews.

“Ne duam ta bëjmë atë dhe duam të kemi gjithashtu mbrojtje të madhe ushtarake në hapësirë”, shtoi ai.

Duke iu referuar themeluesit dhe CEO të Space X, Elon Musk, Trump tha: “Unë do të flas me Elon. Elon – nxirr ato anije raketore”.

Ndryshe, Musk, i cili është një mbështetës i madh republikan, ka thënë më parë se dëshiron të kolonizojë Marsin dhe se planifikon të nisë raketat e tij në planet pas dy vitesh.

Siç raportohet, nëse gjithçka shkon sipas planit, ai synon të dërgojë një fluturim me ekuipazh atje pas katër vjetësh.

Në fillim të këtij muaji, miliarderi amerikan tha: “Ne nuk do të arrijmë kurrë Marsin nëse Kamala fiton”./Telegrafi

CATEGORIES
Share This