“U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës”: Latifi përgëzon autoritetet për eliminim e tre terroristëve në Zveçan

“U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës”: Latifi përgëzon autoritetet për eliminim e tre terroristëve në Zveçan

Pas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës, se tre nga pjesëtarët e formacioneve terroriste të armatosura në Banjskë të Zveçanit tashmë janë vrarë ndërsa një prej tyre është arrestuar, ka reaguar edhe filozofi dhe profesori universitar Blerim Latifi.

Latifi një një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar“U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës!”.

Postimi i Latifit:

Disa terroristë deri me tani janë eleminuar. Është koha për urimin e vjetër që e kanë pasë zakon shqiptarët ta thonë në këso rastesh: U lumtë syni, dora e pushka policëve të Kosovës!

CATEGORIES
Share This