Ukraina ka dënuar deklaratën e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov që krahason rusët me hebrenjtë e vrarë nga nazistët dhe Perëndimi me Adolf Hitlerin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko u bëri thirrje autoriteteve izraelite dhe organizatave hebraike që të dënojnë gjithashtu fjalimin e kryediplomatit.
Lavrov gjithashtu krahasoi aleatët perëndimorë të Ukrainës me Napoleon Bonapartin, “i cili mobilizoi pothuajse të gjithë Evropën kundër Perandorisë Ruse”, raporton skynews.
Nikolenko shkroi në Facebook se deklarata e Lavrov “njollos kujtesën e miliona viktimave të Holokaustit”, duke shtuar se “Rusia moderne është plot urrejtje për kombet e tjera”.
“Në gjyqet e Nurembergut, ministri i jashtëm (gjerman) Ribbentrop mohoi pjesëmarrjen në krimet e nazistëve, por kjo nuk e ndihmoi atë të shmangte dënimin. Ashtu si Lavrov nuk do të shmangë dënimin duke e paraqitur veten dhe Rusinë si viktimë”, vazhdoi postimi.
Ndryshe, Ukraina dhe bashkësia ndërkombëtare kanë thënë disa herë se nuk ka ndarje të shtetit ukrainas./Telegrafi