Ukraina thotë se rreth 50 rusë u vranë ose u plagosën nga një sulm raketor i forcave ukrainase

Ukraina thotë se rreth 50 rusë u vranë ose u plagosën nga një sulm raketor i forcave ukrainase

Rreth 50 ushtarë rusë u vranë ose u plagosën nga një sulm artilerie me rreze të gjatë, tha të mërkurën ushtria e Kievit. Ky konsiderohet një rast i rrallë i Ukrainës që pretendon se ka shkaktuar viktima të mëdha.
Në një postim në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura tha se Rusia pësoi humbje të martën kur forcat ukrainase granatuan fshatin Denezhnykove, 70 kilometra prapa vijës së frontit në provincën lindore të Luhanskut.

Nga Ministria e Mbrojtjes në Rusi për rastin në fjalë nuk është se kanë dhënë ndonjë përgjigje për mediumin Reuters.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar Ukrainës sisteme të avancuara raketash për të goditur objektivat deri në 80 kilometra.

Muajin e kaluar, udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, tha se 23 nga ushtarët e tij ishin vrarë dhe 58 të tjerë u plagosën nga një breshëri plumbash, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

CATEGORIES
Share This