“Unë jam baba për analiza”: Kraki nuk përmbahet LIVE në emision

“Unë jam baba për analiza”: Kraki nuk përmbahet LIVE në emision

Nezir Kraki nuk është përmbajtur në një emision televiziv.

Duke debatuar ashpër me një anëtare të PSD-së, Kraki ka thënë se është “baba për analiza”.

Deklaratës së tij i ka reaguar, Donjeta Demolli nga Partia Socialedemokrate, e cila i tha se Kraki është veç një verzion “Ali Express”, i Elvis Hoxhës.

Kraki iu përgjigj duke e quajtur veten “bab”.

Unë jam baba për analiza me të kallxu drejt, jam qeky verzion origjinal“, u shpreh ai në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, Demolli tha se analisti është veç një propagandues i pushtetit.

Ju njihni veç si mbrojtës i Albin Kurtit dhe asgjë tjetër“, ka thënë ajo.

Në anën tjetër profesori i VV-së, eskaloi duke ka quajtur Demollin, dibiduze.

CATEGORIES
Share This