Ushtria Ukrainase godet me precizitet kamionin me municion si dhe furgonin me raketa ruse (Video)

Ushtria Ukrainase godet me precizitet kamionin me municion si dhe furgonin me raketa ruse (Video)

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur brigada e 54-të e mekanizuar e ushtrisë ukrainase, shihet duke shtënë mbi kamionin rus të mbushur me municion, si dhe një furgon të bardhë që transportonte raketa.

Të dy mjetet ushtarake u shkatërruan plotësisht pas shpërthimit të fuqishëm dhe goditjes precize nga ana e ukrainasve, transmeton Telegrafi.

Madje rusët tentojnë ta largojnë kamionin e përfshirë nga zjarri nga shtëpia, brenda të cilës po qëndronin dhe e kishin shndërruar në strehë për ta.

Derisa kamioni po digjej shihej municioni që shpërthente, kurse nga furgoni i bardhë nuk mbetet pothuajse asgjë nga shpërthimi.

Videoja është filmuar me dron nga operatorët ukrainas që i përdorin për t’i vëzhguar lëvizjet e forcave armike. /Telegrafi/

CATEGORIES
Share This