Ushtria ukrainase publikon pamjet kur me raketë hidhet në erë aeroplani luftarak rus

Ushtria ukrainase publikon pamjet kur me raketë hidhet në erë aeroplani luftarak rus

Ushtria ukrainase ka arritur të rrëzojnë një aeroplan luftarak të ushtrisë ruse.

Ishte brigada e 10-të e ushtrisë ukrainase që arriti të hedh në erë aeroplanin luftarak rus Su-25, transmeton Telegrafi.

Aeroplani luftarak rus po fluturonte ulët për të shmangur radarët e sistemeve raketore, por ishte pikërisht një raketë që e goditi në ajër.

Ukrainasit kanë publikuar pamjet kur lansojnë raketën, dhe pas një udhëtimi disa sekondësh godet aeroplanin rus.

Madje preciziteti ishte aq i madh, sa që fluturakja e ushtrisë së Putinit u godit në mes dhe u hodh në erë./Telegrafi

CATEGORIES
Share This