Vetëvendosje melhem për plagët e Kosovës

NGA: REXHEP TORTE

Qeveria Albin Kurti 2 do të dijë t’i del zot Kosovës, duke e forcuar shtetin e Kosovës, duke e reformuar drejtësinë, duke e zhvilluar ekonominë, duke e luftuar pasurimin e paligjshëm dhe korrupsionin.

Qeveria Albin Kurti 2, do të dijë t’i del karshi Serbisë agresore gjenocidale e vrasëse edhe në dialogubn Kosovë-Serbi, duke u pozicionuar në mënyrë dinjitoze, e jo si derisot që dialogu Kosovë-Serbi u zhvillua pa i vënë asnjë kusht Serbisë dhe në dëm të Kosovës.

Qeveria Albin Kurti 2, t’i vë në veprim dëshmitë e shumta për krimet e Serbisë në Kosovë, dhe jo si në 21 vitet e kaluara këto krime monstruoze u lanë në harresë dhe kriminelët serbë jetojnë lirshëm në Serbi.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e sjelltë në rrugë të mbarë Kosovën e larë dhe të njomur me gjakun e shqiptarëve trima, të ndershëm dhe atdhedashës.

CATEGORIES
Share This