Von Cramon ironizon me kryeministrën serbe në Twitter: ‘Shihet që keni shumë këshilltarë humori kur përgatitni raporte…’

Von Cramon ironizon me kryeministrën serbe në Twitter: ‘Shihet që keni shumë këshilltarë humori kur përgatitni raporte…’

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe kryeminsitrja serbe, Ana Brnabiq, kanë replikuar në rrjetin social Twitter, për Vuçiqin.

Von Cramon, të martën ka komentuar fotografinë e presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili u vesh si çeçen.

Kështu ajo ka bërë krahasimin se ku ishte Serbia pak vite më parë dhe ku është tani, duke shpërndarë një fotografi të Vuçiqit me ish-kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe fotografinë tjetër të tij me këshilltarin e udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov.

“Si nisi dhe si po shkon” ka shkruar Von Cramon.

Ndaj saj ka reaguar Brnabiq, duke i sugjeruar Cramonit që ta merr një këshilltar për humor.

“Disa këshilla miqësore për Viola von Cramon – merrni një këshiltar për humor. Ju duhet një”, shkroi Brnabiq.

Pas kësaj, Cramon i replikon Brnabiqit duke ironozuar me raportet “për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor”, që Serbia nuk i respekton.

“Shohim që keni shumë këshilltarë humori kur përgatitni raporte për zbatimin e standardeve të shtetit ligjor dhe të të drejtave të njeriut”, thotë Cramon./Telegrafi/

CATEGORIES
Share This