“Vrasësit i shkuan në varrim”- Megaoperacioni i SPAK, zbardhet vrasja e Gjin Ndojit

“Vrasësit i shkuan në varrim”- Megaoperacioni i SPAK, zbardhet vrasja e Gjin Ndojit

Janë zbardhur një pjesë e përgjimeve të grupit kriminal që u godit dje nga SPAK duke çuar në pranga prokurorin Xhevair Lita, ish-drejtorin e Operacionales, Oltion Bistri, biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer një vrasje. Bajri i shpjegon se kishte kontaktuar me të huaj që do kryenin vrasjen e Gjin Ndojit, 27-vjeçarit të përfshirë në trafik droge, por në fund rezulton se vrasjen e kryejnë shtetas shqiptar.

Në biseda flitet dhe për shumat që do të paguheshin. Biznesmeni Gjoka duket nga bisedat i gatshëm të paguajë çfarëdolloj shumë për ta vrarë 27-vjeçarin.

Pas vrasjes se Gjin Ndojit më 9 gusht 2020, të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.

CATEGORIES
Share This