Vuçiq krekoset për “reagim të fuqishëm” ndaj Kurtit në Bruksel: “Më mirë s’po ju tregoj”

Vuçiq krekoset për “reagim të fuqishëm” ndaj Kurtit në Bruksel: “Më mirë s’po ju tregoj”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur nga Brukseli tha se Serbia “është brenda lojës” sa i përket përmbushes së kritereve për të marrë pjesë në Fondin e Rritjes, këstin e parë të së cilit tha se do ta marrin “në fund të tetorit ose fillim të nëntorit”.

U lëshua në komentime edhe të palës kosovare, për të cilët pretendoi se qëndrojnë në bllokim të CEFTA-s me ndalimin e mallrave serbe.

“Më mirë të mos ju them se cili ishte (sic) komenti i entitetit të Prishtinës. Nuk është çështje e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve për ta, por çështje sigurie. Ndoshta ka terroristë serbë brenda kamionëve me libra shkollorë dhe qumësht që i rrezikojnë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve.

Mes tjerash ai tha se “i reagova shumë fuqishëm…nuk dua t’ju them çka i thash, por reagova fuqishëm”, siç e citoi “KoSSeV”.

CATEGORIES
Share This