Vuçiq nga Mynihu: Takimi me Borrellin ishte i vështirë, u qortuam

Vuçiq nga Mynihu: Takimi me Borrellin ishte i vështirë, u qortuam

“Ne u qortuam që nuk vendosëm sanksione kundër Federatës Ruse. Ne diskutuam edhe për përgatitjen e bisedimeve të mundshme me Kurtin, thashë se jam gjithmonë i gatshëm për bisedime. Serbia kurrë nuk i është shmangur dialogut”, ka thënë Vuçiqi.

Vuçiqi ka shtuar se i pyetur nga Borrelli nëse është optimist për këto bisedime, ai është përgjigjur se “nuk është optimist duke e njohur Kurtin dhe Prishtinën”.

Presidenti i Serbisë shtoi se Konferenca e Mynihut është bërë e tillë që më së shumti diskutohet për politikën dhe se Ukraina është një temë e nxehtë.

Ai shtoi se ishte mirë që delegacioni i Serbisë ishte në takim për shkak të pranisë së përfaqësuesve të Prishtinës.

“Kurti dhe Osmani janë këtu, është mirë që janë edhe përfaqësuesit e Serbisë”, ka thënë Vuçiq për TV Pink.

CATEGORIES
Share This