Zelensky: Falë përpjekjeve të Türkiyes, kemi arritur ‘rezultate serioze humanitare’

Zelensky: Falë përpjekjeve të Türkiyes, kemi arritur ‘rezultate serioze humanitare’

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, u takua sot me homologun e tij ukrainas Volodymr Zelenskyy.

Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në zyrën e punës në Dolmabahçe në Istanbul.

Ndërkaq, presidenti ukrainas Zelenskyy tha se ata kanë arritur “rezultate serioze humanitare” falë përpjekjeve të Türkiyes.

Ai e falënderoi presidentin Erdoğan dhe popullin turk për mbështetjen e tyre për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Zelenskyy mbërriti për një vizitë zyrtare në Türkiye më herët gjatë ditës, së bashku me një delegacion që përfshinte edhe ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Rustem Umerov.

CATEGORIES
Share This