Zyrtari i lartë i Mbretërisë së Bashkuar viziton Kosovën, takon Bislimin dhe Gërvallen
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka njoftuar për vizitën që sot ka realizuar në Kosovë, Drejtori i Përgjithshëm për Evropë, Peter Wilson.
Wilson gjatë vizitës në Kosovë ka takuar zv.kryeminstrin Besnik Bislimi dhe kryediplomaten Donika Gërvalla. Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, sipas të cilës në këto takime është biseduar për çështje të brendshme dhe ato rajonale.
Wilson ka thënë se Mbretërisha e Bashkuar mbetet e përkushtuar ndaj raporteve dypalëshe.
“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj marrëdhënieve tona të gjata dypalëshe dhe do të vazhdojmë të mbështesim stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë të Kosovës”, ka thënë Wilson, thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.
Peter Wilson, 🇬🇧 Director-General for Europe had useful and frank discussions on domestic and regional issues with Deputy Prime Ministers Besnik Bislimi and Donika Gervalla. 1/2 pic.twitter.com/ppeYxaE6Vx
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) August 22, 2023