Si e mbrojti Turqia – Shqipërinë nga pushtimi Grek në vitin e brishtë 1997! (Video)

Si e mbrojti Turqia – Shqipërinë nga pushtimi Grek në vitin e brishtë 1997! (Video)

Si hartoi Greqia ndërhyrjen në jug të Shqipërisë në vitin 1997? Cili ishte plani? Tragjedia e Otrantos, masakra e Levanit, përgjakja e Cërrikut…

Në deklaratën e Zani Qaushit i arratisur në rrethana akoma të pa njohura nga burgu në Greqi, bie në sy përmenja e termit “Vorio Epir”, në fakt trupat greke gjatë trazirave në shqipëri të vitit 1997, përgatitën ndërhyren ushtarake me qellim të aneksimit të jugut të Shqiërisë, nën justifikimin për të mbrojtur minoritetin grek në jug të vendit. Kjo skem nuk ishte thjeshtë e tillë, por një kercenim serioz i cili edhe u vertetua si i organizuar pas ndërhyrjes së qeverisë turke.

Në kaosin që kishte përfshirë Shqipërinë, Greqia hartoi një plan për aneksimin e jugut të Shqipërisë, për çka Greqia kishte pozicionuar ushtrinë e saj në kufijtë e Shqipërisë. Më 17 mars 1997 kryeministrja e Turqisë Tansu Chiller, kur kishte kuptuar planin grek për aneksimin e jugut të shqipërisë dha një ultimatum Greqisë, duke thënë: “Turqia nuk do të qendroj spektatore ndaj përpjekjeve greke për të përqar shqipërinë, për ruajtjen e terësisë territoriale të saj dhe për zgjidhjen në një kohë sa më të shkurtër të krizes. Qeveria Turke ka intensifikuar veprimtarinë e saj në interes të Shqipërisë, Turqia është gati të zër vendin e saj në çdo force ndërkombëtare apo në çdo projekt që do hartohet për ketë qellim, kështu që Truqia do ti jap Shqipërisë gjithë ndihmën e nevojshme si në planin ekonomik ashtu edhe në atë ushtarak. “Kush prek Shqipërinë, e ka prekur Turqinë”, tha kryeministrja turke e asaj kohe.

Një deklaratë e tillë e kryeministrës Turke nuk mbeti e izoluar, pasi ajo e perseriti disa herë brenda pak javesh qendrimin zyrtar të qeverisë turke, madje ky qendrim u perforcua edhe nga presidenti turk i asaj kohe Sylejman Demirel. Pas një rrjedhje të tillë ngjarjesh që rrezikonte një përhapje të mundshme të konfliktit, greket duket se ndryshuan menjeherë qendrimin e tyre në lidhje me zgjidhjen e krizes në Shqipëri. Edicionet informative në vendin fqinj nisën të artikulojnë hapur se Greqia nuk mund të ndryhynte zyrtarisht në Shqipëri, për arsye të rrezikut të një sulmi të mundshëm nga ana e Turqisë në mbrojtje të aleateve të tyre.

Viti i mbrapsht 1997 do mbarte brenda tij edhe këtë faqe të bardhë të marrëdhenieve Turqi – Shqipëri.

CATEGORIES
Share This