Termet i fuqishëm godet Turqinë jugore, deri tash më shumë se 300 të vdekur
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën, duke lënë të paktën 300 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur.
Ndërsa në Siri të paktën 111 njerëz vdiqën dhe më shumë se 500 u plagosën, njoftoi TV shtetëror sirian duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.
Vdekjet u raportuan në Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus.
Dhjetra njerëz janë të bllokuar nën rrënoja, sipas grupit “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, një organizatë humanitare e krijuar për të shpëtuar njerëzit e plagosur në konflikt.
Tërmeti goditi para agimit të së hënës, kur banorët me siguri ishin në gjumë dhe të papërgatitur për ndikimin.
Videoja nga Turqia e shpërndarë në mediat sociale tregoi dhjetëra ndërtesa të shembura, ndërsa banorët e frikësuar u grumbulluan në rrugët e errëta mes kaosit. Punonjësit e shpëtimit mund të shihen duke kryer operacione kërkim-shpëtimi me elektrik dore, raporton CNN.