Policia me video sensibilizuese: Mos u ngut, humbe minutin, e jo jetën për minutin
Ministri i mbrojtjes së Ukrainës Oleksii Reznikov ka bërë një reagim epik kur provoi tanket e reja Leopard 2A4 që mbërritën të premten në Ukrainë.
Polonia të premten dorëzoi tanket e shumëpritur Leopard 2 të cilat mund të ndryshojnë lojën në luftën e Ukrainës.
“Më falni, ku është rruga për në Moskë?”, ishte reagimi i parë i Reznikovi-t, përmes një videoje që u shpërnda në rrjetin social Twitter.
Ai po dilte nga tanku kur bëri këtë pyetje.
Përveç Reznikovit, edhe ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko testoi tankun Leopard derisa në video shihet duke e drejtuar atë.