Vuçiqi ra vet në kurthin që ia ngriti Albinit dhe Kosovës
NGA FATON MEHMETI
Afërisht 5 milionë euro është vlera e armatimit të konfiskuar nga policia e Kosovës tek manastiri në Banjskë nga terroristët serbë sulmuan policinë e Kosovës. Shuma në fjalë tregon për sasinë e madhe dhe të rëndë të armatimit, çka të jep me kuptuar se grupacioni terroristë kishte qëllime të qarta .Me shumë gjasë strategjia e tyre ka qenë provokimi, pastaj policia e Kosovës të sulmonte Manastirin me çka Serbia do fshihej pas kultit për tu paraqitur si viktima.
Për të pasur pastaj tek hapi tjetër shpallja e autonomisë së pjesës së veriut pikërisht në propagandën “e mbrojtës nga shqiptarët”. Reagimi profesion dhe i shpejtë i policisë së Kosovës bëri të mundur asgjësimin e qëllimit të terroristëve, ende nuk dihet numri i të vrarëve, por thuhet minimumi të jetë dhjetë e sipër dhe disa të arrestuar.
Kështu që dështoi Vuçiqi, disa nga banditët u vranë e disa ikën si lepuj. Kjo është betejë e fituar nga Kosova, ndonëse duhet pasur shumë kujdes për veprimet në vazhdim. Ky grupacion i paguar shumë mirë nga Vuçiqi dhe Rusia synon të krijojë ende tensione, Kosova të jetë vigjilente. Ledhatimi i Vuçiqit nga Borrel e Lajçak ka sjell këtë situatë, nga 24 shtatori Brukseli ka vdekur politikisht si ndërmjetësues.
Edhe pse e kam thënë shumë herë, Brukseli nuk e mund të arrijë marrëveshje përfundimtare, vetëm SHBA ka aftësinë dhe potencën. Në këtë kuptim, tani e tutje ShBA të marrin në dorë situatën. Kosovës iu shtua edhe një hero, edhe një fitore për të mbrojtur vendin, atdheun.
Vuçiqi dështoi si shumë herë tjera, e të gjithë ata që mësyjnë Kosovën ta dinë se këtu janë kthyer në kufoma “krajlë” e mbretër, i njëjti fat i pret të gjithë ata që mëtojnë të bëhen zot shtëpie. Kosova ka zot shtëpie, ka një qeveri dhe një popull pas që nuk shantazhohen dhe as nuk mposhten.