Ky është super goli i Granit Xhakës në ndeshjën që Leverkusen ‘vulosi’ titullin kampion!
Festival golash në “BayArena” për të kurorëzuar një sezon të artë nga Bayern Leverkusen në Bundesligën gjermane dhe që thyen hegjemoninë e Mynihut të vendosur për një dekadë rresht.
Djemtë e Xabi Alonso triumfojnë kështu në garën për titullin kampion në Gjermani, duke marrë trepikëshin final me një fitore në shtëpi përballë Werder Bremen.
GRANIT XHAKA WHAT A GOAL!
THE BUNDESLIGA TITLE IS COMING! https://t.co/X1ciCleOZT
— TC (@totalcristiano) April 14, 2024
I pari që hapi serinë e golave ishte Boniface në minutën e ’25 të sfidës. Më pas një supergol i Granit Xhakës nga jashtë zone, në minutën e ’60 ishte qershia mbi tortë për titullin kampion, që thyen “mbretërimin” e Bayern Munich në Bundesliga.
"We write history today!" 📝🏆
Bayer Leverkusen midfielder Granit Xhaka reflects on winning the Bundesliga! #beINBundesliga #Winnerkusen #DeutscherMeisterSVB pic.twitter.com/MaZ4NnC5TO
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) April 14, 2024
Për të kompletuar spektaklin mendoi ylli gjerman i momentit, Florian Wirtz, i cili shënoi një tregolësh, në minutat ’68, ’83 dhe ’90. Ky është titulli i parë kampion në historinë e Leverkusen, në historinë 120-vjeçare të klubit.