Detaje ekskluzive për të shtënat në Gjakovë: Dyshohet se kalimtarët u gjuajtën mes vete
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qytetin e Gjakovës. Persona akoma të paidentifikuar dyshohet se kanë gjuajtur me armë dhe akoma nuk dihen rrethanat dhe motivi i incidentit. Rasti është konfirmuar tashmë nga Policia, ndërsa janë zbuluar detaje të reja, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se palët e përfshira në incident dyshohet se kanë qenë kalimtarë teksa ndodheshin në rrugën Anton Çeta.
Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë të ditur se nuk është raportuar për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, që dyshohen të jenë të armës që është përdorur.
“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit.
Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit.”
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja./GazetaSinjali