Aksidentohet rëndë në Slloveni një familje nga Maqedonia, një grua humb jetën, të lënduar edhe katër persona

Aksidentohet rëndë në Slloveni një familje nga Maqedonia, një grua humb jetën, të lënduar edhe katër persona

Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovcit ndërsa po kthehej nga pushimet në Slloveni.

Sipas mediave serbe, dyshohet se një grua e cila gjendej në automjet, ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti me dy fëmijët e saj dhe një e moshuar kanë mbetur të lënduar.

Thuhet se deri tek aksidenti erdhi kur drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur në parmak i cili dhe ka depërtuar në gjithë veturën.

Si pasojë e aksidentit raportohet se ende ka bllokim trafiku, ndërsa nacionaliteti i familjes ende nuk është bërë i ditur.

CATEGORIES
Share This