Acarohet fjalori mes Athinës dhe Ankarasë! Greqia i kundërpërgjigjët Erdoganit: “Kërcënimet e Turqisë janë përtej çdo kufiri.”

Deklaratat e forta të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan ku e ka tejkaluar gjuhën e diplomacisë duke kërcënuar hapur Greqinë për një pushtim të mundshëm, kanë hasur në reagimin e menjëhershëm të Athinës zyrtare.

Mediat greke i bënë jehonë lajmit se “me kërcënime të drejtpërdrejta, presidenti turk sfidoi sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut”, ndërsa Ministria e Jashtme greke thekson se nuk do të ndjekë gjuhën e ashpër që përdor Ankaraja.

Por, Greqia tregohet tepër e qartë kur nënvizon se do të njoftojë NATO-n dhe partnerët strategjikë për retorikën e luftës që Erdogan përdori sot.

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë:

“Greqia nuk do të ndjekë Turqinë në gjuhën e egër të përditshme dhe të deklaratave e kërcënimeve përtej çdo kufiri.

Ne do të informojmë menjëherë aleatët dhe partnerët tanë për përmbajtjen e deklaratave provokuese të ditëve të fundit, për të bërë të qartë se kush po e dinamizon kohezionin e aleancës sonë në një periudhë veçanërisht të rrezikshme.

Në të njëjtën kohë, ne do të vazhdojmë të operojmë, bazuar në rregullat e së drejtës ndërkombëtare dhe të ligjit të detit, si një shtyllë stabiliteti dhe sigurie për rajonin.

CATEGORIES
Share This