Ai vdiq më pas, publikohen pamje që tregojnë policët e Memphisit duke rrahur vazhdimisht burrin me ngjyrë – vjen reagimi nga presidenti Biden

Ai vdiq më pas, publikohen pamje që tregojnë policët e Memphisit duke rrahur vazhdimisht burrin me ngjyrë – vjen reagimi nga presidenti Biden

Autoritetet e Memphis-it kanë publikuar pamje të rrahjes së dhunshme të Tyre Nichols, në të cilat oficerët e policisë amerikane shihen duke e ndaluar shoferin me ngjyrë dhe e goditën atë në mënyrë të përsëritur ndërsa ai bërtiste duke kërkuar nënën e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë shfaqur një ditë pasi oficerët, të cilët janë të gjithë me ngjyrë, u akuzuan për vrasje në vdekjen e Nichols.

Policia fillimisht tha se zoti Nichols ishte ndaluar me dyshimin për drejtim të pakujdesshëm, gjë që nuk është vërtetuar.

Ai vdiq në spital tre ditë më vonë, më 10 janar.

Nichols ishte me ngjyrë, siç janë të pesë oficerët e akuzuar në këtë rast.

Dhe pamjet e publikuara vonë të premten tregojnë policinë duke rrahur egërsisht punonjësin 29-vjeçar të FedEx për tre minuta.

Pas dhunës së ushtruar ndaj tij, kamera është errësuar për një kohë të shkurtër dhe më pas Nichols mund të shihet duke vrapuar ndërsa një oficer qëllon me Taser drejt tij.

Oficerët pastaj fillojnë të ndjekin Nichols.

Protestat u mbajtën në qytete anembanë Shteteve të Bashkuara për të shënuar publikimin e videos, me departamentet e policisë që po përgatiteshin për trazira të mundshme.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se është “i zemëruar” pasi pa videon e policisë së Memphisit duke rrahur Tire Nichols, duke bërë thirrje për “protesta paqësore”.

E Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve se administrata ishte në koordinim me “agjenci të ndryshme për të siguruar që ato të përgatiteshin nëse protestat bëhen të dhunshme”.

CATEGORIES
Share This