Aksident mes motoçikletës dhe automjetit në Prizren, lëndohet rëndë një person

Aksident mes motoçikletës dhe automjetit në Prizren, lëndohet rëndë një person

Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete ka ndodhur sot në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë rëndë të lënduar një person.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 21.07.2024, rreth orës 10:10 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë”, tha ai.

Shaqiri ka treguar se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Si pasoj e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë. Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi./Ballkani.info

CATEGORIES
Share This