Arkivoli i liderit të Hamasit nëpër Teheran, mijëra njerëz në rrugë

Arkivoli i liderit të Hamasit nëpër Teheran, mijëra njerëz në rrugë

Arkivolet e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe truprojës së tij po zhvendosen në kortezg nëpër kryeqytetin e Iranit, Teheran.

Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë, raporton CNN.

Kortezhi do të shkojë nga Universiteti i Teheranit drejt Sheshit Azadi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr News, një distancë prej rreth 6 kilometrash.

Izraeli e ka marrë përgjegjësinë për një sulm në Bejrut nga i cili u tha se vdiq lideri ushtarak i Hezbollahut, Fu’ad Shukr, por as s’e ka pranuar dhe as s’e ka mohuar vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në Teheran.

CATEGORIES
Share This