Befason Ikballe Huduti: “Burrit tim ia kam gjetur vet edhe dy gra të tjera”
“Martesa e përkohshme dhe tradhtia”, ishte tema për këtë javë në emisionin Kojshia Show, ku mysafire ishin, islamologia Ikballe Huduti dhe detektivja e njohur nga Shqipëria, Shkënda Lili.
Huduti, kohë me parë ishte bërë hit nëpër rrjetet sociale me deklaratën e saj për “martesat e përkohshme”, për të cilat thotë se janë të lejuara sipas islamit. Madje, ajo në këtë emision ka ndarë edhe një përvojë personale sa i përket martesave të tilla, së përkohshme, ku tregon se burrit të saj, ajo vet i kishte gjetur edhe dy gra.
“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë, pastaj pas ofertës time me e martu burrin tim me të dytën grua, kjo ekonomistja me një fëmijë kthehet te i njëjti burrë dhe ia bën edhe gjashtë fëmijë. Ndërsa unë si grua myslimane që e besoj Kuranin dhe e pasoj Ehli Bejtin, unë brengosem për çështjet e moralit në shoqëri. Kjo doktoresha, ka pasë një martesë të shkurtër nja 7-8 muaj dhe e pash që është e mërzitur, mirëpo grua tepër inteligjente. Unë shumë e zënë, e burrin e kam që jo një grua, jo vetëm mua që më meriton, por i meriton edhe dy gra tjera. Por, burrat e sotshëm, besoni se nuk i meritojnë as qato gra”, ka thënë Huduti.
Më vonë, po në këtë emision ajo ka zbuluar se burri i saj kishte pasur njëherë një martesë të përkohshme.
“Ka pasur martesë dy vjet. Unë e kam leju, sepse kam shkuar për dy muaj për ngritje intelektuale dhe unë e di që nëse burri i im shkon me një grua, pa niqah, pa kurorë, pa dhuratë të martesës, ai kishte me e dëmtua edhe atë grua, shpirtërisht, fizikisht, moralisht”, është shprehur ajo.
Për ta dëgjuar këtë deklaratë të znj. Huduti, shikojeni emisionin nga minuta 18:30 në videon e më poshtme.