Biden projektligjin e shndërron në ligj ku nënshkruan paketën më të madhe të ndihmës së jashtme të dhënë ndonjëherë!

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë rreth 40 miliardë dollarë, ose rreth 38 miliardë euro, ndihmë për Ukrainën për të rritur mbështetjen ushtarake pas pushtimit të Rusisë. Kjo është ndihma më e madhe e jashtme që SHBA-të kanë dhënë deri më tash.

Lajmi vjen pasi senati amerikan miratoi të enjten projektligjin e ri të ndihmës ushtarake dhe humanitare të presidentit amerikan, Joe Biden për Ukrainën.

Projektligji u dërgua në Seul pasi Senati e miratoi atë gjatë kohës kur Biden ishte nisur drejt Koresë së Jugut.

Theksojmë se për projektligjin e kishin votuar 86 ligjvënës ndërsa 11 ishin kundër tij, raporton CNN.

Ndryshe, Biden aktualisht gjendet në kryeqytetin koreano-jugor, Seul, ku do të takohet me presidentin e ri të Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol.

CATEGORIES
Share This

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus ( )