Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë. Detajet e ‘dasmës sekrete’

Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë. Detajet e ‘dasmës sekrete’

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e sotme, Dafina ka zhvilluar siç duket ceremoninë e celebrimit me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji.

Nga fotot duken unazat e martesës, dhe në tavolinë lulet. Gjithashtu në thonjtë e Dafinës, lexohet ‘Mrs’, që nënkupton se i ka dhënë fund beqarisë.

Çifti është celebruar nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

FOTO/ Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë. Detajet e ‘dasmës

Çifti i njohur mësohet se do të zhvillojë edhe dasmën, në Prishtinë.

Kujtojmë se Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill.

FOTO/ Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë. Detajet e ‘dasmës

“Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, e kam shok shumë të mirë, e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”, ka thënë në një prej intervistave të mëpërparshme, këngëtarja.

CATEGORIES
Share This