Del parashikimi i Fukuyamas, para pesë dite paralajmëroi shkatërrimin e urës strategjike të Putinit

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i zhvillimeve politike, amerikani Francis Fukuyama, më 3 tetor 2022 përmes një reagimi në tëitter kishte paralajmëruar Rusinë se po i vinte edhe një kollaps më i madh përveç humbjes së terrenit si rezultat i kundërofensivës së Ukrainës.

Përveç këtij paralajmërimi, Fukuyama në të njëjtën ditë kishte publikuar edhe një fotografi që përmbante pikërisht hartën e hapsirës ku gjendet ura që lidhte Rusinë me Krimenë.

Fukuyama kishte paralajmëruar se një rrugë e tillë strategjike për rusët s’do të qëndrojë e hapur edhe shumë gjatë.

Paralajmërimi i Fukuyamas doli. Vetëm pesë ditë pas këtyre dy reagimeve., një shpërthim masiv ka dëmtuar në mënyrë të konsiderueshme urën strategjike të Rusisë.

Kjo sipas njohësve të politikës dhe rrethanave të luftës Rusi-Ukrainë do të ketë një impakt jashtëzakonisht negativ për Rusinë, shtuar këtu edhe avancimin e madh të Ukrainës dhe rikthimin e disa pikave strategjike.

Ukrainasit gjatë gjithë ditës janë tallur me Vladimir Putinin, duke thënë se shpërthimi dhe prishja e urës ka qenë dhuratë për ditëlindje.

CATEGORIES
Share This