Dobësimi i Rusisë vërehet! Tashmë ata janë pro negociatave, Ukraina ua cakton kushtet

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se nuk janë kundër negociatave, por që sipas tij, Ukraina është ajo që po refuzon, raportoi BBC-ja të dielën.

Lavrov shtoi se sa më shumë që Ukraina e zvarrit procesin, aq më i vështirë do të jetë negocimi.”

“Ne nuk jemi kundër negociatav. Nuk i refuzojmë ato, por ata që i refuzojnë duhet ta kuptojnë se sa më shumë që zvarritet ky proces, aq më i vështirë do të jetë negocimi”, deklaroi ai.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi në Twitter të dielën se vetëm Ukraina e përcakton agjendën për negociatat.

Ai theksoi se pajtohen për të negociuar, nëse çlirohen të gjitha territoret ukrainase, Rusia i paguan reparacionet e Iuftës dhe ndëshkohen KRlMlNELET.

Rusia dhe Ukraina i nisën negociatat në prill, por që në atë periudhë, Rusia kreu mizori mbi civilët në Bucha të Ukrainës.

CATEGORIES
Share This