Forcat ukrainase raportohet se kanë çliruar fshatin Makiivka në Luhansk, shihni çfarë bëjnë ushtarët me flamujt rusë

Forcat ukrainase raportohet se kanë çliruar fshatin Makiivka në Luhansk.

Mediumi Nexta ka raportuar se forcat ukrainase kanë çliruar fshatin Makiivka në rajonin e Luhanskut, ndërsa ka publikuar një video të ushtarëve ukrainas ku shihen teksa shkelin flamujt rusë.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan fshatin Makiivka në rajonin Luhansk”, thuhet në postimin e tyre në Twitter, ku është e bashkangjitur videoja. Kujtojmë se Ukraina pretendon se 61,680 trupa ruse janë vrarë që kur ka filluar konflikti më 24 shkurt.

CATEGORIES
Share This