Historiani serb: Është e qartë si dita që Kosova s’është e Serbisë

Historiani serb, Milan Protiq ka thënë se Serbia nuk është e sinqertë me Rusinë e as me Perëndimin, shkruan Vreme.

“Ne duam anëtarësimin në BE, duam investimet e tyre dhe pastaj e shkelmojmë veten dhe themi se po na shantazhojnë, me çfarë po na shantazhojnë, si po na shantazhojnë?”, tha ai.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se për të është “e qartë si dita” se Kosova u humb për Serbinë “për shkak të politikës sistematike antiserbe gjatë titizmit dhe politikës katastrofike në kohën e Millosheviqit”, sepse, ndër tjerash, gjatë ish-Jugosllavisë u ndalua afirmimi i faktorit shqiptar në Kosovë.

“Gjithçka përfundoi me konfliktin e armatosur në Kosovë, bombardimin e Serbisë dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe këtu u godit mundësia reale që Serbia ta mbajë Kosovën brenda territorit të saj shtetëror”, tha historiani serb.

CATEGORIES
Share This