Historiani serb thotë se Serbisë në politikat afatgjate i shkon për shtati zbrazja e vazhdueshme e Kosovës
Publicisti dhe historiani serb Srgja Trifkoviç deklaroi se në hapësirën e kufizuar manovruese që ka sot Serbia, jemi në pikën kur absolutisht duhet diskredituar tregimin për “shtetin funksional të Kosovës”, duke e quajtur edhe foshnje të vdekur, ndërkohë “Serbisë në shtigje të gjata i shkon për shtati gjendja demografike dhe zbrazja e vazhdueshme e Kosovës”, shkruan “Alo”.
Ai u shpreh se mbështet vendimin e serbëve për braktisje të institucioneve të Prishtinës.
“Serbisë në shtigje të gjata i shkon për shtati gjendja demografike dhe zbrazja e vazhdueshme e Kosovës dhe fakti se nuk as 800 mijë shqiptar” tha ai.
Trifkoviç e ka pranuar se gjendja demografike dhe rrjedhat aktuale nuk janë aspak të volitshme as në Serbi, por miti se shqiptarët në aspektin demografik janë të pamposhtur nuk qëndron më.
“Në vazhdon rrjedha aktuale demografike, vijmë në pikëm ku miti se shqiptarët në çështjen demografike janë të pamposhtur vihet në pikëpyetje”.
“As Serbisë nuk i lulëzojnë trëndafilat në atë plan, larg prej kësaj, por procesi i largimit të shqiptarëve është shumë më i shpejtë” tha Trifkoviç në programin e Happy TV.