Humolli: BE-ja ka qenë gjithmonë në koordinim me Serbinë – Tani po shfaqet fytyra e vërtetë e KFOR-it

Humolli: BE-ja ka qenë gjithmonë në koordinim me Serbinë – Tani po shfaqet fytyra e vërtetë e KFOR-it

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka komentuar paralajmërimin e Bashkimit Evropian për masa të reja ndaj Kosovës, nëse situata nuk ndryshon.

Humolli në një prononcim përGazetaBlic, thotë se me këtë qasje që ka BE-ja, nuk është e interesuar që ta qetësoj Ballkanin, ku shton se ia ka frikën Rusisë dhe zgjerimit të saj në perëndim.

Ai thekson se shtetet e BE-së, kanë qenë gjithmonë në koordinim me Serbinë, si me Millosheviçin në vitet e 90-ta, ashtu edhe sot me Vuqiçin.

“Me këtë qasja BE-ja nuk është e interesuar ta qetësoj Ballkanin, vërehet se i frikësohet Rusisë dhe zgjerimit të saj në perendim dhe dëshiron ta ruaj Kosovën si monedhë kusuritje për pazaret potenciale të të ardhmes, ashtu sikurse në të kaluarën kur viset shqiptare i kanë dhënë fqinjëve tanë. Pra kjo nuk është aspak politikë e re e BE-së, por varet se sa drejtë e lexojmë ne historinë, nuk kemi nevojë të shkojmë shumë larg, shtetet e BE-së kan qenë në koordinim edhe me Millosheviqin në vitet e 90-ta ashtu si janë sot me pasardhësin e tij Vuqiqin. Gjatë luftës po këto shtete na kanë sanksionuar duke na ndaluar armatimin kundër pushtuesit serb, pas luftës kanë qarmatosur ushtarët e UÇK-së duke kryer një detyrë që nuk mundi ta kryente Serbia. Gjithashtu, kan ndikuar direkt dhe indirekt duke penguar zhvillimin tonë ekonomik dhe duke e stimuluar varësinë tonë ekonomike nga Serbia”, tha Humolli.

Tutje, ai thotë se tani po shfaqet fytyra e vërtetë e KFOR-it, ku misioni i tyre nuk është lëvizja e lirë e qytetarëve por misioni i tyre po buron nga rezulota 1244, ku Kosovën e njeh si pjesë të Serbisë.

“Pra, kjo sjellje e tyre nuk është aspak befasi për mua, nuk është befasi as organizimi i kuintit ne sinkron me Vuqiqin për të protestuar kundër hapjes së urës së Ibrit ku dalë ngadalë po shfaqet fytyra e vërtetë e KFOR-it që nuk kanë mison lëvizjen e lirë të qytetarëve por misioni i tyre buron nga rezoluta 1244 e cila Kosovën e njeh si pjesë të Serbisë, njejtë si kushtetuta e Serbisë. BE-ja është normal që vepron në përputhje me misionin e vet (që përkon me misionin e Serbisë) dhe e sanksionon Kosovën”, shtoi ai.

Sipas Humollit, sanksionet e BE-së, janë të pa vlera në raport me sanksionet e Qeverisë dhe naivitetin politik të tyre.

“Tani për mua vetëm një gjë nuk është e qartë, Qeveria jonë a po merr mësim nga BE-ja apo BE-ja po merr mësim nga Qeveria jonë, pasi që kjo qeveri ka sanksionuar zgjedhësit e vet, ka sanksionuar veteranët e UÇK-së, minatorët, punëtorët e arsimit dhe pjesëtarët e sigurisë të cilët na sigurojnë neve por nuk kan sigurime shëndetësore për vete. Unë besoj se sanksionet e BE-së janë pa vlerë në raport me sanksionet e Qeverisë sonë dhe naivitetit politik të tyre duke besuar qorrazi se ndërkombëtarët na kanë çliruar kur në fakt ata vazhdimisht e ndihmojnë Serbinë dhe misionin e tyre”, përfundoi Humolli./GazetaBlic.

CATEGORIES
Share This