Inteligjenca amerikane e tregon arsyen se pse Rusia i financoi disa parti politike nëpër botë, përfshirë edhe në vendet ballkanike

Të martën është raportuar se Rusia i ka dhënë 300 milionë euro nga viti 2014 për parti politike nëpër botë.

E financimi ka përfshirë edhe Evropën, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën.

Sipas inteligjencës amerikane, të cituar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qëllimi i Rusisë ka qenë “manipulimi i demokracive”.

Kjo ka ndodhur duke financuar parti politike kryesisht të të djathtës ekstreme, por jo vetëm.

Po ashtu, në raportohet citohet se synohet financimi i mëtutjeshëm për të evituar sanksionet e perëndimit shkak i luftës së saj pushtuese në Ukrainë. /Express

CATEGORIES
Share This