Ish kancelari Austriak thotë se Putin është i gatshëm që të bëjë gjithëçka, humbja për atë nuk është si opsion
Presidenti rus Vladimir Putin është dikush që është i gatshëm të kalojë çdo vijë të kuqe, sipas ish-kancelarit austriak Sebastian Kurz.
Në një intervistë për të përditshmen vjeneze “Kronen Zeitung”, me rastin e publikimit të biografisë së tij, Kurz tha se është i shqetësuar për situatën në Evropë.
Ish-kancelari paralajmëroi se nuk mund të përjashtohet që Putini mund të jetë gati të përdorë armë bërthamore.
Sipas tij të gjithë ata që kanë përgjegjësi në Evropë duhet të bëjnë çmos për parandalimin e një përshkallëzimi total.