Joshua përmend fjalën ‘bismilah’ në një fjalim të gjatë ku tregoi shumë respekt për kundërshtarin: Unë nuk jam boksier për 12 raunde
Anthony Joshua ka pësuar një tjetër humbje nga Oleksandr Usyk duke mos arritur t’i fitoj rripat e kategorive WBA, IBF, WBO dhe IBO.
Ka qenë një ndeshje interesante që zgjati 12 raunde, pasi asnjëri nga boksierët nuk u përplasën në tokë përkundër goditjeve që morën nga njëri-tjetri.
Në fund të këtij meçi, Joshua ka marrë mikrofonin duke mbajtur një fjalim të gjatë.
Fillimisht britaniku e la ringun, por pastaj u rikthye për të folur gjatë, duke shprehur respekt për kundërshtarin ukrainas i cili e ka mposhtur dy herë Joshuan.
“Usyk është një luftëtar i jashtëzakonshëm, le t’i japim atij një duartrokitje”, tha fillimisht Joshua.
“Të gjithë e dini storien time, se si përfundova në burg, e dola nga burgu dhe u përqendrova në boks. Ky djalosh më mposhti sonte, dhe tregon nivelin e stërvitjeve që është dashur për një meç të titull. Ju lutem duartrokitje për kampionin e botës”.
2⃣4⃣ epic rounds shared 🤝@usykaa and @anthonyjoshua put it all on the line for us 👏#UsykJoshua2 #RageOnTheRedSea pic.twitter.com/X9FtkdyZcT
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) August 20, 2022
“Unë nuk jam luftëtar për 12 runde, unë jam një lloj i ri i boksierëve për peshat e rënda si Mike Tyson apo Sonny Liston”.
Britaniku është një praktikues i fesë islame, derisa e mbylli fjalimin me fjalën ‘bismilah’, por e pranon se Usyk është një kampion i madh i botës.
“E kam studiuar situatën në Ukrainë, është e rëndë çfarë po ndodh. Usyku me gjithë rrethanat e krijuara arriti të mbajë titullin e botës. Kampion i madh. Vetëm dua të them bismilah”, ka përfunduar boksieri britanik. /Telegrafi
That winning moment ❤️️ @usykaa #UsykJoshua2 #RageOnTheRedSea pic.twitter.com/2kiClOf26m
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) August 20, 2022