Kadyrov thotë se çeçen i vërtetë nuk do të jetë kurrë kundër Vuçiqit dhe serbëve, ndërsa Vuçiç akuzon çeçenet se po malltretojnë serbet në Veri të Kosovës!

Serbia dhe Rusia janë vende vëllazërore dhe unë e respektoj presidentin Vuçiq si vëlla më të madh, thotë krimineli Ramzan Kadyrov.

Presidenti Vuçiq, të cilin unë e njoh mirë, e kupton shumë mirë se çfarë është NATO dhe çfarë metodash përdor Aleanca për të nxitur konfliktin.

Unë ndjek situatën rreth Serbisë dhe Kosovës.

Besoj se liderët nga Kosova do ta kishin pranuar thirrjen e Vuçiqit për dialog nëse nuk do të kishte palë e tretë që nxit konfliktin, e ajo është NATO.

Për mua është fyese që një nga palët që po nxit NATO janë myslimanët e Kosovës.

Arsyeja zyrtare e shpërthimit të konfliktit është aq qesharake dhe banale sa nuk ka dyshim për nxitje nga jashtë Aleancës Perëndimore.

Është e dobishme për përkrahësit e Satanait ose të Antikrishtit që të vendosin besimtarët kundër njëri-tjetrit nën çdo pretekst.

Muslimanët dhe të krishterët duhet të bashkohen kundër tyre për të ardhmen e tyre.

U bëj thirrje serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës që ta hedhin NATO-n Iblisin nga marrëdhëniet e tyre dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre. Dhe atëherë do të ketë një kuptim të problemit dhe zgjidhjes së tij.

Ka shembuj të shkëlqyer të bashkëjetesës harmonike të feve dhe kombësive të ndryshme. Por nuk ka shembuj të bashkëjetesës së mirë me NATO-n…”

CATEGORIES
Share This