Koci tregon se çfarë i ndodhi kur shkoi në stacionin policor të Lloznicës: Më rrethuan mbi 20 policë

Koci tregon se çfarë i ndodhi kur shkoi në stacionin policor të Lloznicës: Më rrethuan mbi 20 policë

Avokati Arianit Koci, i autorizuar nga familja e Faton Hajrizit për t’ua sjellur trupin, ka deklaruar në Rubikon se mbetet një e panjohur e madhe “se çfarë ka ndodhur me Fatonin menjëherë ditën apo natën e parë pasi e kanë vrarë.”

Ai gjithashtu tha se nuk dite nëse Hajrizi u vra atë ditë apo një ditë më herët.

“Unë po insistoj që këtë sagën e pështymës me e kry dhe pastaj nuk ka më arsye tjetër. Si të kryhet kjo, për dy tri katër ditë e kthej kufomën nëse ata nuk e kanë bërë ndonjë plan tjetër komplet me u koritë. E kam sjellur situatën ashtu që pak ka arsyetime. Unë s’mund të them me siguri 100 për qind por unë besoj se pas kësaj sage me pështym shumë shpejtë ko me e kthy kufomën.

Kurrgjë më nuk ka mbetë e pambuluar. Kërkesa e pështymës është legjitime nëse nuk ka mënyra tjera për ta identifikuar. Është një e panjohur e madhe se çfarë ka ndodhur me Fatonin menjëherë ditën apo natën e parë pasi e kanë vrarë. Është e panjohur njësoj e madhe kur është vra. A është vra atë ditë apo një ditë më herët”, tha ai.

CATEGORIES
Share This