Kryeministri Mitsotakis: Kërcënimeve të Turqisë u përgjigjemi me ‘jo zoti Erdogan’; Greqia është një lojtar lider!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se Greqia është një lojtar lider në zhvillim sa përket eksportit.

“Muajt e ardhshëm janë parazgjedhor. Ose vazhdojmë përpara ose kthehemi prapa. Ose i japim progresit një shans të dytë ose rrezikojmë katastrofën për herë të dytë. Asgjë që kemi arritur nuk merret si e mirëqenë. Me një lëvizje të gabuar, gjithçka mund të shembet”, ka thënë ai.

I ndalur tek deklaratat e presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, kryeministri grek tha se kjo është diçka e gabuar ndaj presidentit turk, duke u shprehur se kërcënimet e Turqisë Greqia nuk i pranon aspak.

“Kërcënimeve të Turqisë i përgjigjemi me ‘Jo’; zoti Erdogan, Vendi ynë është i lirë “, ka thënë ai.

CATEGORIES
Share This