Kundërofensiva e ukrainasve në Kherson, ushtari ukrainas me mortajë e rrëzon helikopterin rus Ka-52 (Video)

Kundërofensiva ukrainase çdo ditë e më shumë po cilësohet si shumë efikase.

Si rezultat i aksioneve të shumta kundër rusëve, ushtria e Putinit ka filluar të tërhiqet nga shumë rajone të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Madje zyrtarët pro-rusë në Ukrainë, kanë bërë thirrje për evakuim nga frika se mund ta pësojnë nga kundërofensiva ukrainase.

E armët moderne që i janë dhënë ukrainasve nga vendet perëndimore, ka bërë që të ndryshojë rrjedha e luftës në këtë vend.

Rasti më i fundit që e dëshmon, këtë është rrëzimi i helikopterit rus Ka-52 në rajonin e Khersonit.

U nevojitën vetëm një orë e gjysmë nga fillimi i operacionit ushtarak në Kherson, që ukrainasit të rrëzojnë një helikopter luftarak të rusëve.

Kievi ka publikuar pamjet kur ushtari ukrainas shkrep me mortajë, dhe predha në një moment e godet fluturaken ruse e cila shpërthen menjëherë./Telegrafi

CATEGORIES
Share This